Flash

Berisha: Rama po mban "peng" vulën e PD-së"! Nuk hyjmë me flamur tjetër në zgjedhje!

Lapsi.al 19 January 2023
Berisha: Rama po mban "peng" vulën e PD-së"! Nuk

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se çështje për “vulën” e Partisë Demokratike, po mbahet peng me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një interviste në Syri TV, Berisha tha se Rama po e mban peng vendimin gjykatës, të dhënë në mars të vitit të kaluar, me qëllim dëmtimin e opozitës në zgjedhje.

Berisha shtoi se nëse “vula” vijon të mbahet peng, atëherë sipas tij populli opozitar dhe jo vetë, do të ngrihen në një revolucion që nuk e ka parë ndonjëherë Shqipëria, për të mbrojtur pluralizmin politik në vend.

Ai tha se PD nuk do të veprojë si më 6 mars të vitit të kaluar, kur u fut në zgjedhje me logo tjetër, pasi sipas tij, kjo do të thotë dorëzim i zgjedhjeve.

“Gjykata ka vendosur më 25 mars rregullsinë dhe pajtueshmërinë me legjislacionin shqiptar të Kuvendit të 11 dhjetorit. Kudo në botë ky vendim shkon në regjistrin e partive politike. Rama mban peng këtë vendim që nga marsi i vitit të kaluar. Nuk lejon kancelarin që të shënojë në regjistër vendimin. Janë gjëra anti-kushtetuese dhe anti-ligjore. Ky mban peng vendimin e gjykatës për të penguar forcën më të madhe opozitare për zgjedhje. Më tej Rama ka urdhëruar shpalljen palë të një tjetri që nuk ishte kurrë palë në proces. Është një akt i rëndë që nuk mund të ndodhë.

Veç nesh që ishim palë, njeri mbi tokë nuk mund të bëhet palë. Secili nga ju që ndodhet këtu, mund të hapë një proces tjetër në gjykatë, por jo të bashkangjitet palë, pa qenë palë. Ua them shqiptarëve sot se ne nuk do të shuhemi, por do të ngrihemi me gjithë forcën në një revolucion që nuk e ka parë Shqipëria ndonjëherë. Në mënyrë absolute ne nuk do të bëjmë atë që bëmë në 6 mars, që të futemi me logo tjetër në zgjedhje. Ky është dorëzimi i zgjedhjeve. Nëse ne shkojmë me flamur tjetër në zgjedhje, të paktën 10 % e njerëzve do të rrinë në shtëpi për shkak të flamurit. Ne do të bëjmë betejë për jetë a vdekje për forcën tonë politike. Nëse do të marrim apo jo pjesë në zgjedhje, e përcaktojnë shqiptarët dhe jo ne. Vendimi i gjykatës nuk po zbatohet.

Unë po veproj për të zbatuar vendimin e gjykatës. Nuk ndodh askund në botë që të pengohet vendimi i gjykatës. Ne nuk kemi asnjë lloj tagri për të dorëzuar para një urdhri ekzekutiv që nuk lejon, pasi gjykata e ka vendosur, por kancelari nuk e zbaton sepse e urdhëron Edi Rama. Unë besoj se ky do të jetë revolucion i mbarë shqiptarëve për të mbrojtur pluralizmin. Ne kemi bërë përgatitjet më serioze për ekzistencën tonë në këto zgjedhje. Për të marrë pjesë. Ky urdhëron mos vendosjen e vendimit të gjykatës në regjistër”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI