Flash

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Lisa Marie Presley

Lapsi.al 18 January 2023
Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta së Lisa Marie Presley

Më shumë detaje rreth ndarjes nga jeta së Lisa Marie Presley po zbulohen. Vajza e Elvis dhe Priscilla Presley ndërroi jetë më 12 janar pasi kaloi në arrest kardiak për herë të dytë atë ditë, raporton TMZ.

Sipas gazetës, ajo u shpall e vdekuur  kur u shtrua në spital, duke bërë që mjekët ta fusnin në koma. Duke pasur parasysh gjendjen e saj, familja e Lisa Marie nënshkroi një urdhër për të mos ringjallur, që do të thotë se ajo u nda nga jeta kur pësoi arrestin e dytë kardiak, sipas burimit.

"Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdeekja e Lisa Marie. Ata janë thellësisht mirënjohës për mbështetjen, dashurinë dhe lutjet e të gjithëve. Familja kërkon privatësi gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, deklaroi zëdhënësi i familjes për ET.

Një shërbim përkujtimor publik për artisten është planifikuar në lëndinën e përparme të Graceland më 22 janar. Në vend të luleve, familja inkurajon të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë  një donacion për Fondacioni i Bamirësisë Elvis Presley./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/04/del-ne-ankand-avioni-privat-i-elvis-presley/

Të këshilluara

Përse u arrestua Greta Thunberg

Aktivistja e klimës Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjermane në një protestë për zgjerimin e një miniere qymyri në fshatin gjerman perëndimor të Lütz...

12:32

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI