Flash

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në vend, arrestohet 34 vjeçari

Lapsi.al 18 January 2023
Tentoi të fuste naftë kontrabandë në vend, arrestohet 34

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për të futur në vendin tonë, sasi nafte të kontrabanduar.

Arrestohet në flagrancë 34-vjeçari që e transportonte naftën e kontrabanduar, me automjet.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Dibër, bazuar në analizën e riskut, si dhe në vijim të kontrolleve ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Audi Q7”, me drejtues shtetasin K. B., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi nafte të dyshuar të kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. B. 34 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI