Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Pezullohet vendimi i ekstradimit, kinezi kërkon azil politik në Shqipëri

Lapsi.al 18 January 2023
Pezullohet vendimi i ekstradimit, kinezi kërkon azil politik në

Shtetasi kinez, Liangbin Chen, i dyshuar se përmes mashtrimit kompjuterik ka vjedhur shumën prej 140 mln eurosh, ka kërkuar azil politik në vendin tonë. Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ai u ndalua në Rinas dhe u shoqërua për në polici.

Aktualisht ai ndodhet në arrest shtëpie, në një banesë në Lundër, pasi u nxorr nga qelia për arsye shëndetësore.

Burime për News 24 bëjnë me dije se i dyshuari po tenton në këtë mënyrë të shmangë ekstradimin drejt Kinës.

Ai pretendon se atje mund të përndiqet dhe persekutohet nga regjimi.

Ndërkohë autoritetet e vendit tonë pritet të shqyrtojnë kërkesën e tij për azil dhe ajo do të bazohet në një vendim të Parlamentit Europian i cili më 9 qershor 2022 ka vendosur të pezullojë të gjitha marrëveshjet e ekstradimit me Kinën dhe Hong Kongun.

Kujtojmë se dy shkallët e gjyqësorit kanë pranuar më herët kërkesën e Kinës për ekstradimin e tij. Ndërkohë për ekstradimin e tij pritet edhe vendimi i Gjykatës së lartë, i cili me shumë gjasa do të ndikohet edhe nga lëvizjet e radhës të Chen, që kërkon azil në vendin tonë, por edhe nga vendimi i 9 qershorit të PE-së./ News 24

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI