Ministri anglez për Emigracionin, Robert Jenrick ka dhënë një intervistë ku ka folur për deklaratën ndaj emigrantëve shqiptarë, pas notës verbale që Shqiperia i dërgoi Britanisë së Madhe. Jenrik deklaron se nuk është penduar për fjalët e tij. Ai ka shtuar se duhet të dallohet diaspora shqiptare nga personat që shkojnë ilegalisht me gomone në Britani. Ministri i emigracionit deklaroi se ai thjesht po bene punën e tij.
Ministri: “Nuk jam penduar për videon. Mendoj se është e rëndësishme që të punojmë në mënyrë konstruktive me qeverinë shqiptare. Dua të kemi marrëdhënien më produktive që mundemi me qeverinë shqiptare”, u përgjigj ministri.
Gazetari: “Epo pse i keni ofenduar atëherë?”
Ministri britanik: Ajo që ne duhet të jemi në gjendje të dallojmë është diaspora shqiptare në këtë vend, të cilën ne e respektojmë dhe dëshirojmë të punojmë sa më afër që të mundemi – shtetasit britanikë që janë me origjinë shqiptare dhe ata që zgjedhin të vijnë këtu legalisht me varka të vogla.
Është absolutisht e drejtë që qeveria ka një qëndrim shumë të fortë për këtë dhe është një fokus i veçantë i kryeministrit dhe i imi për të ulur dukuritë që pamë vitin e kaluar. Një numër shumë i madh i shqiptarëve erdhën ilegalisht. Ndërkohë Shqipëria është një vend i sigurt!”.
Shqipëria i ka dorëzuar të hënën notë verbale Britanisë së Madhe. Kjo erdhi pas retorikës së përdorur nga zyrtarë të lartë britanikë ndaj emigrantëve shqiptarë.