Flash

Moti i keq përfshin vendin, anulohen lundrimet në portin e Durrësit

Lapsi.al 18 January 2023
Moti i keq përfshin vendin, anulohen lundrimet në portin e

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit që nga dita e hënë sjell problematikat e para.

Ndërsa kushtet atmosferike po shkojnë drejt përkeqësimit dhe lundrimi në det të hapur është i pafavorshëm deri në përmirësimin e motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se janë anuluar nisjet nga Bari dhe Ankona drejt Durrësit, gjatë ditës së sotme.

“Si pasojë motit të përkeqësuar dhe kushteve jo të favorshme për lundrim në daten 17.01.2023, anullohen nisjet nga Bari për Durrës me tragetin AF MARINA , gjithashtu anullohet dhe nisja nga Ankona për Durrës me tragetin AF CLAUDIA”,- njofton DPD.

Lundrimet pritet të nisin nesër dhe pasnesër (e mërkurë, e enjte)

“Trageti AF MARINA rinis linjën Bari -Durrës nesër ditën e mërkurë datē.18.01.2023, kurse trageti AF CLAUDIA rinis në linjën Ankona-Durrës diten e enjte datë 19.01.2023”,– shkruan DPD në postimin në rrjete sociale.

Ndërkohë dy tragetet e linjës së Bari – Durrës kanë mbërritur në kohë mëngjesin e sotëm dhe janë ankoruar në kalatën respektive.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë e Përgjithshme Detare.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje dhe vranësira

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë shira intensivë si edhe stuhi të forta ere duke rrezikuar në shumë zona të ult...

07:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI