Flash

Mandati i Xhaçkës, Bylykbashi: Kushtetuesja e ka vendosur standardin

Lapsi.al 18 January 2023
Mandati i Xhaçkës, Bylykbashi: Kushtetuesja e ka vendosur standardin

Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Gjykata Kushtetuese e ka shumë të lehtë heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën. Duke folur para gjykatës, Byluybashi ka përmendur rastet e Ilir Beqajt dhe Koço Kokëdhimës, të cilëve iu hoq mandati pasi duke qenë deputetë kishin përfituar nga tenderat publikë.

Bylykbashi theksoi se nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon këtë precedentin, atëherë të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e deputetëve, apo ministrave do të kenë mundësinë të dalin të pasur nga pushteti.

‘Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka një dispozitë shumë të qartë, nenin 70 pika 3 në mbrojtje të interesit publik. Askush, asnjë prej deputetëve nuk mundet që të ushtrojë një aktivitet fitimprurës me pasurinë e shtetit, apo të përfitojë nga pasuria e shtetit. Dhe sanksioni për këtë është humbja e mandatit të deputetit.

Gjykata Kushtetuese tashmë e ka vendosur standardin për përfitime më të vogla se kaq. Dy deputetë të Republikës së Shqipërisë në të shkuarën kanë humbur mandatin. E themi dhe njëherë, është i vetmi sanksion që ka Kushtetuta në raport me dispozitat e tjera, dhe është një sanksion dhe dispozitë e rrallë në kushtetutat e ndryshme. Dhe kjo nga kushtetutë bërësit është bërë në mënyrë të qëllimshme, për të parandaluar që deputetët apo pushtetmbajtësit të ushtrojnë pushtetin duke u pasuruar në dëm të interesit dhe pasurisë publike.

E thashë që precedenti është vendosur. Nëse sot do të bjerë ky precedent dhe qeveria me presionin që ka ushtruar deri në këto momente, do të arrijnë ta zhbëjnë këtë pikën 3 të nenit 70, të 140 bashkëshortët apo bashkëshortet e deputetëve, apo ministrave do të kenë mundësinë të ushtrojnë nëpërmjet kamuflimit, marrëveshjeve të simulimit, krijimit të kompanive fiktive dhe të ushtrojnë pushtetin në mënyrë të tillë, që të hyjnë të varfër në pushtet dhe të dalin të pasur. Kjo është e papranueshme dhe sot është sigurisht detyra, nderi dhe përgjegjësia e Gjykatës Kushtetuese të mbrojë interesin publik.

Ne këtu nuk kemi ardhë për një çështje të PD-së, jemi në mbrojtje të interesit publik dhe gardiani i fundit për këtë është Gjykata Kushtetuese’, tha nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI