Flash

Kurti: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh

Lapsi.al 18 January 2023
Kurti: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka deklaruar se situata në veri të vendit është e qetë për momentin dhe se Policia e Kosovës është prezente atje.

“Dhe së fundi kam bërë një thirrje publike për të gjithë serbët në Kosovë që të aplikojnë për punë në shërbimin publik, për shembull në forcën policore. Kjo vjen pasi zyrtarët serbë dhanë dorëheqjen mes tensioneve në veri të Kosovës. Nuk është qëllimi im të zëvendësoj serbët në pushtet me shqiptarë! Dua serbët në këto pozita.”, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.

Kryeministri Kurti është shprehur optimist se një marrëveshje me Serbinë mund të arrihet brenda pak muajsh.

“Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje – dhe mbështetja e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Por për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën.”, ka thënë ai, duke shtuar se Putin dëshiron të nxisë konflikt me Kosovën.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putinin e pengon suksesi i Kosovës. Ai është shprehur se Putini është i fiksuar pas Kosovës.

“Unë jam i kujdesshëm, por nuk kam frikë kurrë. Unë jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai ishte i kënaqur për mungesën e suksesit të ndërhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron dhe e nervozon fakti që kanë pasur sukses në Kosovë.”, është shprehur tutje ai./Kosovapress

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Reshje dhe vranësira

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë shira intensivë si edhe stuhi të forta ere duke rrezikuar në shumë zona të ult...

07:18

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI