Flash

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiç në Davos

Lapsi.al 18 January 2023
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon Kurtin dhe Vuçiç

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë forumit ekonomik të Davosit në Zvicër. Lajçak shkroi në rrjetin social Twitter se gjatë takimit me Kurtin diskutuan “për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”.

Edhe në takimin me Vuçiçin, u diskutua për situatën në rajon dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojnë më 20 janar Kosovën dhe më pas Serbinë, për të përgatitur terrenin për vazhdimin e dialogut. Sipas burimeve në Bruksel, fokusi kryesor do të jetë propozimi europian për një marrëveshje dhe për organizimin e takimeve të niveli të lartë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se ka hartuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ajo e cilëson draftin si “një bazë e mirë, që pas publikimit meriton të diskutohet nga aktorët qeveritarë dhe joqeveritarë”.

Të këshilluara

Gjendet e mbytur një grua në lumin Shkumbin

Një 48-vjeçar është mbytur në lumin Shkumbin. Familjarët kanë lajmëruar policinë për zhdukjen e saj. Trupi i saj u gjet sot në ujërat e lumit Shkumbin nga banor...

14:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI