Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Covid-19 në vend/ 20 raste të reja dhe asnjë viktimë

Lapsi.al 18 January 2023
Covid-19 në vend/ 20 raste të reja dhe asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën e Covid-19 në vend. MSH bën me dije se nga 429 teste të kryera, 20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 429 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë, 3 në Lezhë, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 1 qytetarë Durrës, Sarandë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,307 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Janar 2023)

Raste të reja ditore 20

Të shëruar në 24 orë 6

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 429

Testime totale 2,026,342

Raste pozitive 333,119

Raste të shëruara 329,307

Raste Aktive 216

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 155

Fier 20

Vlorë 15

Berat. 7

Durrës. 7

Shkodër 4

Gjirokastër. 3

Korçë. 2

Lezhë. 3

Elbasan. 1

Lexo më tej: Pse nuk e lejon Rama hetimin e udhëtimeve me çarter 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI