Flash

Britney Spears kujton momentet me Justin Timberlake

Lapsi.al 18 January 2023
Britney Spears kujton momentet me Justin Timberlake

Britney Spears ka kujtuar së fundmi momentet me ish partnerin e saj, këngëtarin Justin Timberlake.

Përmes rrjetit social, Instagram, ajo ndau disa fotot të vjetra të dyshes duke luajtur basketboll. “Ne luanim së bashku. Atëherë ndodhnin mrekullitë", shkroi Spears. Më pas ajo zbuloi në një video se kishte bërë një tatuazh të ri në krahun e saj. "Tatuazh në Maui 3 ditë më parë . Nuk mund ta tregoj sepse është e keqe", u shpreh artistja.

Lëvizjet e çuditshme të mediave sociale vijnë vetëm një ditë pasi bashkëshorti i saj, Sam Asghari, hodhi poshtë aludimet se Britney pati një shpërthim në një restorant.

“Mos e besoni cdo gjë që lexoni në internet”, shkroi aktori në Instagram Story. Deklarata erdhi pasi TMZ publikoi një artikull ku pretendonte se Spears po sillej “cuditshëm". Megjithatë, një punonjës në restorant tha për Page Six se shqetësimi u shkaktua nga një person tjetër i cili vazhdoi të filmonte Spears ndërsa ajo përpiqej të mbronte fytyrën e saj me një menu.

Punonjësi tha se fituesja e Grammy-t "ishte e mërzitur kuptueshëm" dhe se Asghari "u largua vetëm për pak kohë për të marrë makinën e tyre". Britney,gjithashtu reagoi ndaj situatës duke thënë: “Po lexoj disa lajme që thojnë se kam patur një shpërthim në publik.  Jam shumë e kënaqur që flasin për mua si një maniake dhe pastaj kanë guxim të flasin për të gjitha gjërat negative që kanë ndodhur në të kaluarën time!!!”/Lapsi.al

Të këshilluara

Përse u arrestua Greta Thunberg

Aktivistja e klimës Greta Thunberg është arrestuar nga policia gjermane në një protestë për zgjerimin e një miniere qymyri në fshatin gjerman perëndimor të Lütz...

12:32

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI