Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Aksidentet rrugore/ INSTAT: U ulën me 15.3% në vitin 2022

Lapsi.al 18 January 2023
Aksidentet rrugore/ INSTAT: U ulën me 15.3% në vitin 2022

Aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 ruajtën një tendencë rënëse muaj pas muaji duke bërë që në finale numri i tyre të jetë 15.3 për qind më i ulët sesa viti paraardhës.

Për gjithë vitin 2022, numërohen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021.

Shifrat zyrtare të aksidenteve rrugore të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e fundit të vitit dhjetor 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 119 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,8%.

“Numri i të aksidentuarve është 1.599 persona nga 1.860 persona të aksidentuar në vitin 2021. thuhet në publikimin e INSTAT.

Duke u ndalur në analizimin e shifrave të dhjetorit INSTAT vlerëson se numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 120 persona nga 134 në muajin Dhjetor 2021 dhe në shumicën e rasteve shkak i këtyre aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve. Sipas statistikave në 79,0% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Ata kanë zënë 28,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Dhjetor 2021”, vlerëson INSTAT.

Më të ndërgjegjësuar duket se kanë qenë këmbësorët në anën tjetër. Ata kanë ulur numrin e rasteve kur shkak për aksidente janë bërë këta të fundit.

“Aksidentet rrugore, në 14,3% të rasteve, në vitin 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 20,5%” nënvizon INSTAT./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Me sytë katër

PAPARAZZI