Flash

"700 euro ora"/ Krerët e botës mblidhen në Davos, fluks edhe vajzash “eskortë”

Lapsi.al 18 January 2023
"700 euro ora"/ Krerët e botës mblidhen në Davos, fluks

Elita globale që trajton problemet më të mëdha të botës (duke përfshirë edhe pabarazinë gjinore) dhe që është mbledhur në Davos ka nxitur edhe një rritje të próstituciónit në qytetin turistik zviceran.

Kërkesa për punë seksuale rritet çdo vit në takimin e liderëve botërorë dhe manjatëve të biznesit që vijnë nga e gjithë bota për të takuar njëri-tjetrin. Ndaj nuk mungojnë edhe escortat që rezervojnë në të njëjtat hotele si bosët e politikës botërore dhe ndihmësit e tyre gjatë samitit pesë-ditor, i cili filloi më 16 janar.

Një punëtore seksi e quajtur Liana tha se vishet me kostum biznesi në mënyrë që të mos dallohet në mes të krerëve të shteteve, pavarësisht se prostitucioni është i ligjshëm në Zvicër. Ajo tha për Bild se takohet rregullisht një amerikan që viziton Zvicrën disa herë në vit dhe që tani është në mesin e 2700 pjesëmarrësve.

Liana paguhet rreth 700 € për një orë dhe 2300 € për gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit. Menaxherja e një shërbimi escort në Aargau, 100 milje larg nga samiti, thotë se ajo ka kryer tashmë 11 rezervime dhe ka 25 kërkesa të tjera. Ajo pret që shumë të tjera të pasojnë këtë javë. "Disa rezervojnë edhe escortën, për veten dhe punonjësit e tyre për të festuar në suitën e hotelit."

Salome Balthus, një punëtore seksi shkroi në Twitter: “Takim në Zvicër gjatë Forumit të Davosit. Do të thotë të shohësh grykat e armëve të rojeve të sigurisë në korridorin e hotelit në orën 2 të mëngjesit dhe më pas të ndash me ta çokollatat e dhuratave nga restoranti dhe të përgojosh të pasurit...”.

36-vjeçarja po qëndron në një hotel pranë Davos gjatë samitit, por nuk pranoi të tregojë se cilët janë klientët e saj.

“Më besoni, ju nuk do të donit të hyni në një proces gjyqësor me ta” – tha ajo. Në vitin 2020, një hetim nga The Times zbuloi se të paktën 100 prostituta udhëtonin në Davos për samitin sipas një oficeri policie zvicerane.

[caption id="" align="alignnone" width="634"]Salome Balthus (pictured), a sex worker and writer, is staying at a hotel near Davos during the summit Salome Balthus[/caption]

Një shofer zyrtar i forumit tha se mori një punëtore seksi e cila pretendoi se ishte detyruar nga “shefi” i saj të flinte me një klient më të vjetër në një hotel delegatësh. Ndër temat për diskutim në samitin e këtij viti janë lufta e Ukrainës, normat globale të inflacionit, ndryshimet klimatike dhe pabarazia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

NATO dislokon avionë survejimi në Rumani

NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre avionët e parë të NATO-s mbërritën në bazën ajrore pranë kryeqytetit rumun të martën. Ata pritet të ndërma...

21:11

Vetëvritet me armë 33-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Një 33- vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në...

14:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI