Flash

Zbulohet pasuria e pastrueses: 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të burrit

Lapsi.al 17 January 2023
Zbulohet pasuria e pastrueses: 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në

Prokuroria e Tiranës po heton për pastrim parash zyrtaren e shtetit Alda Klosin, pastruesen Rozeta Dobi dhe i biri Havieri. Në banesën e pastrueses dhe të birit policia ka gjetur rreth 550 mijë euro të vjedhura në banesat e ku Rozeta Dobi ishte kontraktuar për të pastruar. Alda Klosi, e cila ka ushtruar funksionet e drejtoreshës në Ministrinë e Financave si dhe të drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, ministri këto të drejtuara nga Arben Ahmetaj, pretendon se Rozeta Dobi i ka vjedhur vetëm 120 mijë euro në banesë, para për të cilat thotë se ishin të xhaxhait të saj. Nga ana tjetër, Rozeta Dobi thotë se të gjitha paratë i ka vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit.

Prokuroria po heton pasurinë e të dy palëve. Report Tv krahas pasurisë së Alda Klosit, ka zbuluar edhe pasurinë e Rozeta Dobit, e cila ka në emrin e bashkëshortit Spartak Dobi dhe të birit 4 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Spartak Dobi është bashkëpronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 57 m2 dhe 61 m2, fituar në vitin 2013. Deklarohet vetëm vlera e apartamentit 61 m2, 3 500 000 lekë. Në vitin 2018, Dobi është bërë pronar i 3 mijë m2 vresht në periferi të Tiranës, blerë për 12 milionë lekë të vjetra.

Në emrin e të birit Havier Dobi rezulton vetëm një makinë Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz. Makina është blerë në dhjetor 2022, gjatë periudhës kur Rozeta Dobi kishte vjedhur paratë në shtëpinë e Alda Klosit. Nga koha e krijimit të pasurive, duket se vetëm makina është blerë me para të vjedhura. Në media janë raportuar edhe për dy makina të tjera, por në dokumente figuron vetëm kjo makinë në emrin e Havier Dobit. Rozeta Dobi kishte që në vitin 2010 që punonte si pastruese. Nga ana tjetër, Spartak Dobi ka deklaruar se ka marrë para dëmshpërblimi si i ish persekutuar politik.

Ndërsa, Alda Klosi i ka krijuar pasuritë kur ka ushtruar funksione të rëndësishme publike në Ministrinë e Financave dhe Rindërtimit. Në vitin 2017 blen bashkë me bashkëshortin, me të cilin ndahet më pas, apartament në Tiranë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë të deklaruar 31 mijë euro. Në 2018, blen një apartament 47 m2, me vlerë të pretenduar 2.5 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro, me burim shitjen e një prone të prindërve të ish bashkëshortit me vlerë rreth 100 mijë USD.

Në vitin 2020 blen makinë Toyota RAV4 për 4 mijë euro. Të gjitha këto pasuri i ka blerë pasi është emëruar në funksionet publike, me pagë mujore rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj. Në vitin 2021, zonjës Klosi i dhurojnë dy apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 94 m2 dhe 42 m2, me vlerë të deklaruar rreth 70 mijë euro. Në vitin 2021, trashëgon nga babai një apartament 50 m2 në Tiranë, si dhe dy sipërfaqe trualli 216 m2 dhe 160 m2 në Tiranë. Në pasuritë e trashëguara zonja Klosi ka 1/3 si pjesë. Në 3 shkurt 2022 dhe në datën 28 maji 2022, Alda Klosi ka lidhur dy kontrata për ndërtim pallatesh në pronën e saj me sipërfaqe 216 m2, të trashëguar.

Të këshilluara

NATO dislokon avionë survejimi në Rumani

NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre avionët e parë të NATO-s mbërritën në bazën ajrore pranë kryeqytetit rumun të martën. Ata pritet të ndërma...

21:11

Vetëvritet me armë 33-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Një 33- vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në...

14:50

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI