Flash

Vettingu, Apeli lë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin Andi Civici

Lapsi.al 17 January 2023
Vettingu, Apeli lë në fuqi vendimin e shkarkimit për gjyqtarin

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra e gjyqtarit të Apelit Civil, Andi Civici. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që e ka marrë këtë vendim ka qenë e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë.

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 243, datë 04.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Andi Civici. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.01.2023.” – thuhet në vendim. Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Andi Civici u shkarkua nga detyra lidhur me problemet që iu gjetën në vlerësimin e kriterit të pasurisë.

Të këshilluara

27 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 27 raste të reja me COVID nga 561 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete. ...

18:26

Bordi i qeverisë rrit çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës me 9 lekë duke e çuar në 208 lekë për litër. Ndërsa benzina do të shitet me 189 lekë për litër, nga 1...

17:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI