Flash

Shakira kundër mamasë së Pique: Nuk do ndjek më këshillën tënde

Lapsi.al 17 January 2023
Shakira kundër mamasë së Pique: Nuk do ndjek më

Ndarja e Shakira dhe Gerard Pique është një nga temat më të përfolura të momentit pas këngës së artistes, Bizarrap.

Teksti kundër ish-futbollistit ka nxitur disa incidente mes Shakirës dhe familjes së Pique. Së fundmi është shpërndarë edhe një video e vjetër në të cilën artistja kritikon vjehrrën e saj. Në video, Shakira shfaqet duke rishikuar disa fotografi të vitit 2012 me flokë të shkurtër bjonde për revistën Vogue. E pyetur për këtë look, ajo deklaroi se kush e kishte rekomanduar një ndryshim të tillë.

"Ajo prerje flokësh ishte gabimi më i keq që kam bërë ndonjëherë," filloi Shakira. “Vjehrra ime çuditej pse nuk i prisja flokët, se ishte turp. Pra, një ditë e bëra. Por,nuk do ia dëgjoj më këshillat e saj për stilin!" Kjo video e 11 viteve më parë, shton situatën e vështirë mes ish-çiftit.

Shtëpia e saj në Barcelonë është afër asaj të nënës së Gerard dhe hiti i ri i këngëtares është duke u dëgjuar me të madhe nga rezidenca këto ditët e fundit.

“Mendoj se është që ta dëgjojnë vjehrrit”, tha emisioni ‘Fiesta’ në Telecinco dhe mund të jetë kështu, pasi shtëpitë janë shumë afër dhe me dritare të hapura do të dëgjohej pa asnjë probleme.

Për më tepër, është raportuar se Shakira vendosi një manekin shtrigë në tarracën e shtëpisë së saj, duke e drejtuar atë drejtpërsëdrejti te ish-vjehërrit e saj, ndërsa nëna e Pique thuhet se kërkoi që ajo të hiqej./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/01/16/kompania-shperthen-ndaj-shakiras-shkak-kenga-per-pique/

Të këshilluara

Lista e fituesve të 'Critics Choice Awards'

Critics Choice Awards zbuloi së fundmi fituesit për filmin dhe televizionin më të mirë të vitit 2022. Ndër nominimet e filmave, Everything Everywhere All at ...

17:42

Ndahet nga jeta Gina Lollobrigida

Gina Lollobrigida, aktorja italiane e quajtur dikur “gruaja më e bukur në botë”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Ajo ishte shtruar në spital prej disa ko...

15:26

Brendan Fraser, aktori më i mirë i vitit

Brendan Fraser ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në Critics Choice Awards 2023. Aktori, mundi Austin Butler (Elvis), Tom Cruise (Top Gun: Maverick), Co...

14:40

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI