Flash

Robert Aliaj flet për raportin e Kristit me Kejvina Kthella

Lapsi.al 17 January 2023
Robert Aliaj flet për raportin e Kristit me Kejvina Kthella

Robert Aliaj ka folur së fundmi për raportin e djalit të tij Kristi me Kejvina Kthella.

Në një intervistë për “ABC e Mëngjesit”, Aliaj  ka treguar se i biri është i lidhur jashtë, ku theksoi se ka disa parime kur bëhet fjalë për personin që do të krijojë familje.

“Shiko këtu ka një moment që duhet sqaruar. Kristi është një djalë shumë i edukuar dhe po të them që ai kurrë nuk do ta fyente një femër qoftë edhe e përdalë. Ai do të thoshte: “Kjo është një femër që duhet respektuar’.

E para, unë nuk e ndjek fare, vetëm shoh se çfarë postohet. E kam neveri. Nuk e kam vetëm me ‘Big Brother’, por as veten nuk e shoh në ekran. Por Kristi ka thënë që nuk është tipi im, nuk e ka fyer. Po ndryshoi mendje Kristi, mua nuk më ka baba. Unë nuk e lë djalin tim, dmth nuk e pranoj që djali im të gjejë grua nëpër televizione. Unë nuk e kam shokë, e thash që kam djalë, e thash në këtë term.

Ai e di shumë mirë opinionin tim, unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbiz-it, pa e paragjykuar fare në kuptimin e këtij showbiz-i sepse vetë kam qenë i showbiz-it, nuk e snoboj këtë gjë. Por unë dua një gjë me mend. Nuk dua një njëri me buzë, më pëlqen më shumë kur hap gojën ta ardhuroj, se sa kur heqin ndonjë gjë.

Kristi i ka këto, ai prandaj tha që nuk bëhet fjalë për romanca sepse e pret dikush tjetër jashtë. Karakterin e ka shumë pozitiv Kejvina, kjo është shumë e vërtetë. Nuk kam asnjë lloj ndjeshmërie, kam standarde. Kur vjen puna te familja, jemi seriozë”, u shpreh Roberti.

Të këshilluara

Lista e fituesve të 'Critics Choice Awards'

Critics Choice Awards zbuloi së fundmi fituesit për filmin dhe televizionin më të mirë të vitit 2022. Ndër nominimet e filmave, Everything Everywhere All at ...

17:42

Ndahet nga jeta Gina Lollobrigida

Gina Lollobrigida, aktorja italiane e quajtur dikur “gruaja më e bukur në botë”, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Ajo ishte shtruar në spital prej disa ko...

15:26

Brendan Fraser, aktori më i mirë i vitit

Brendan Fraser ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në Critics Choice Awards 2023. Aktori, mundi Austin Butler (Elvis), Tom Cruise (Top Gun: Maverick), Co...

14:40

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI