Deputetët e rilindjes rrëzuan, të enjten që shkoi, në Konferencën e Kryetarëve, kërkesën për te hetuar shpenzimet e luksit të Edi Ramës në përdorimin e avionit të tij çarter.
Kërkesa e nënshkruar nga 35 deputetë opozitarë kishte si objekt “verifikimin e ligjshmërisë së shpenzimeve të 137 udhëtimeve jashtë shtetit të kryeministrit Edi Rama nga data 10 shtator 2013 deri në 31 tetor 2022”. Natyrisht askush nuk kishte iluzione se shumica parlamentare do ti hapte rrugë zbulimit të jetës prej sheiku që bën kryeministri. Kjo u kuptua që nga reagimi i këtij të fundit porsa plasi skandali i hakerave iranianë që publikuan të gjitha të dhënat e tij në sistemin TIMS. Lexo me tej:Andi Bushati:Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakënbsp;
Ai atëherë refuzoi të jepte spjegime dhe iu vërsul me një gjuhë rruge kundërshtarëve të vet politikë që grinin pyetje mbi këtë çështje. Target të tij atherë u bënë “hienat non grata”, “ish presidenti spiun”, gazetarët e kazanit dhe prokurorët e Tiranës. Duke dhënë përgjigje pas zbulimit të listës të rjedhur nga sistemi TIMES, në vend që të jepte fatura dhe shpjegime zë për zë, për udhëtimet që ka kryer, kryeministri që do pushtetin e politikanit, por ëndërron jetën e milionerit, u mor me sulme personale ndaj kundërshtarëve, kritikëve apo drejtësisë. Nga një sallë në Bulqizë ku dhjetra militantë trushpëlarë duartrokisinin çdo gjë që ai nxirrte nga goja Rama tha: “Që ta dijë hiena që është non grata, se hiena kur bëhet non grata është llahtar fare, apo hienë spiun, më keq akoma. Pastaj janë edhe ca hiena të tjera që kuisin në ekrane e portale gjithë ditën e natën, i bëjnë llogaritë me çarterat që marrin vetë, por janë gjëra që sidoqoftë do të sqarohen të gjitha. Në fund triumfon e vërteta, por do hash dynjanë, se e ke rrugën mbushur me hiena”, tha athere Rama. Ai e vazhdoi për disa ditë këtë taktikë mbrojtëse duke shkruar edhe në rrjetet e veta sociale: “Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!.
Ai fillimisht tha se shërbente si model i promovimit dhe reklamimit të linjës ajrore me flamur shqiptar. Pastaj nxorri shifra qesharake për kostot e këtyre udhëtimeve (faksimilja lart).
Natyrisht, kush ka dy pare mend nuk mund ta hajë se një udhëtim me avion personal kushton 600 mijë lekë të vjetra, kushdo që vë trurin në punë di të llogarisë se një e treta e udhëtimeve ishin bërë me çartera të tjerë përpara se Air Albania të themelohej, askush nuk e besonte se ne paskemi një kryeministër super star që shërbeka si maskot i kampanisë ajrore dhe fluturon me avion taksi për ti bërë promocion asaj.
Por, tani komisioni hetimor qe një mundësi e mirë për të parë se kush kishte të drejtë: opozita që pyeste apo Rama që lëshonte rrufe me sharje ashtu sikurse i pasqyruan gazetat e mëposhtme.

Mjafton fakti që Rama e ndaloi hetimin e udhëtimeve të tij për të kuptuar se sa teatër i kotë ishte loja me ofendime ndaj kundërshtarëve.