Flash

“Profesor të qeras me një kafe”, dhunohet mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë

Lapsi.al 17 January 2023
“Profesor të qeras me një kafe”, dhunohet mësuesi i

Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë Kleanth Laçi është dhunuar nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tepelenës. Para efektivëve, arsimtari ka rrëfyer se pasi doli nga shtëpia disa persona të cilët ndodheshin në makinë, e kishin ftuar për kafe. Familjarët e arsimtarit tepelenas, kanë njoftuar policinë dhe njëkohesisht e kanë shoqëruar në spitalin e Gjirokastrës.

“Nisi që nga shtëpia. Hipa në makinë pa i njohur si persona por më pëlqyen se më tha profesor njëri dhe më tha do të qeras me një kafe. Në makinë më çuan në një rrugë jo kryesore, larg shtëpisë time dhe aty pastaj më goditën me grusht. Ishin tre persona, shoferi dhe dy të tjerë. Targat nuk i mbaj mend por më duket se makina ishte e llojit ‘Audi’. Unë nuk di të kem pasur konflikt me njeri, nuk më thanë gjë, më goditën papritur. Unë hipa në makinë se më thanë do të qerasim me një kafe.

Në momentin e goditjes së parë dola nga makina. Personat ishin të moshave të ndryshme. Unë u përmenda që në moment, u futa në një vend sa të pastrohesha dhe më pas mora një taksi”- u shpreh Laçi.

Të këshilluara

Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Në fillim të jan...

08:42

Parashikimi i motit: Reshje shiu e rrebeshe

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijojë të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësir...

07:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI