Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Lejet e ndërtimit, ku manipulon bashkia e Tiranës

Lapsi.al 17 January 2023
Lejet e ndërtimit, ku manipulon bashkia e Tiranës

Ndërtimet pa kriter dhe nga kompani fantazmë kanë pushtuar vitet e fundit qytetin. Sot Tirana ka hyrë në gropën e madhe të betonit dhe duket se më shumë sesa qytetarëve, po u shërben disa lobeve që ndahen në ca që duan të bëjnë para shpejt dhe në ca të tjerë që nuk ka interes të fitojnë, por të pastrojnë atë që kanë fituar me biznese të jashtëligjshme.

Lexo më tej:

Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë, më e larta

Dy të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave rrëzojnë propagandën që po bën së fundi bashkia duke thënë se lejet po jepen në propocion me rritjen e popullsisë së kryeqytetit. Në fakt nuk është kështu.

Sipas INSTAT-it, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për vitet 2017-2021 është 1671 për një total prej 5.7 milion metra katrorë sipërfaqe. Nga këto, më shumë se gjysma (53%), janë dhënë për ndërtesa rezidenciale. Pra, janë dhënë leje për t’u ndërtuar 3 milion metra katorë pallate dhe vila. Nëse e pjestojmë këtë shifër me 100 metra katorë që është hapësira mesatare që jeton një familje, i bie që të jenë ndërtuar 30 mijë apartamente.

Nga ana tjetër progresioni i rritjes së popullsisë së Tiranës sipas të dhënave zyrtare në këto vite është 43 mijë banorë, e cila nëse pjestohet me 3 që është numri mesatar i antarëve të një familje, rezulton se kërkesa për apartamente sikur të gjithë të ardhurit të kenë jenë të interesuar për shtëpi, nuk është më shumë se 15 mijë apartamente. Atëherë përse po na dalin gjysmat e banesave tepër, madje dhe me çmime shumë të larta?

Përgjigjja logjike është se një pjesë e ndërtuesve nuk ka interes t’i shesë këto shtëpi, por të ndërtojë dhe të mbajë çmime të larta, pasi sa më i lartë fitimi i deklaruar, aq më e lartë dhe vlera e parave që pastron.

Dy të dhëna të tjera jo-zyrtare rrëzojnë po ashtu deformimin që po i bën kësaj çështje propaganda e bashkisë: ndërtimet e kateve pa leje të kullave dhe pallatet e papërfunduara.

Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE)

Po të llogaritim edhe sipërfaqet e ndërtuara pa leje, atëherë sa del numri i apartamenteve të ndërtuara në Tiranë në raport me popullsinë? 30 mijë banesa sa raportohet nga të dhënat e INSTAT apo 40 mijë? Po disa kulla përse janë lënë përgjysëm? Nëse paska kërkesë kaq të lartë, përse në zonat më të mira po mbeten pallatet papërfunduar? Përse nuk paguajnë blerësit apo të financojnë bankat?

E vërteta është se stoku i kredisë për ndërtimin në fund të vitit 2021 ishte 483 milion euro, me një rritje nga viti 2017 prej vetëm 147 milion euro. Nga ana tjetër vlera e lejeve të ndërtimit për rezidenca banimi në këto vite është 900 milion euro. Cili është burimi i 753 milion eurove?

Ka ardhur koha që si në të gjithë vendet e zhvilluara, edhe Shqipëria të ketë një ligj me kritere të forta për dhënien e lejeve. Duhet që leja e ndërtimit të kushtëzohet me patjen e 30 deri në 50% të financimit, në varësi të madhësisë së projektit (ky rregull nuk vlen për banesat individuale).

Kjo do të mbrojë qytetarët që porositin shtëpitë që t’iu mbarojnë në kohë, do të mbrojë ekonominë nga paratë e pista që hyjnë në këtë sektor, pasi në momentin që do të jetë vlera në bankë apo projektin do e financojë banka me kredi, nuk do të ketë hapësira për depërtimin e tyre, do të sjellë në treg firma serioze që kanë qëllim cilësinë dhe jo biznes tjetër, do të frenojë valën e betonit dhe stabilizojë çmimet e këtij tregu.

Marre nga Facebook i autores Ola Xama

Të këshilluara

Idiotësia e bejlerëve të vegjël të PD

Partia Demokratike është duke luajtur aktin e radhës të një drame të turpshme që dëshmon rënien e saj të pandalshme. Nga njëra anë, një grupim deputetësh janë m...

19:54

Veliaj, një Robin Hood për së prapthi

Në harkun kohor të pak ditëve janë zbuluar dy tentativa të ndryshme për zhvatje parash. Një sanitareje, që publiku po i ngjit nofkën e Robin Hood, pasi plaçkist...

19:57

Me ç'metër duhet ta gjykojmë Albin Kurtin?

Disa episode të tërheqjes së kryeministrit Albin Kurti përballë presionit dhe qasjeve taktike të ndërkombëtarëve, kanë entusiazmuar kritikët e tij të paepur, po...

15:22

Drejtësia juridike dhe ajo politike

Ekziston një pakënaqësi e madhe me SPAK-un edhe pse është nga të paktat institucione që përfaqësojnë një rreze dritë në errësirën e shtetit shqiptar. E majta ës...

12:46

Dumani, një fitore si e Pirros

Yuri Kimi arriti një fitore të vogël, ndonëse krejtësisht të pamjaftueshme, për të mos i lënë Edi Ramës mundësinë që të kapte krejtësisht SPAK. Askush nuk mund ...

19:12

Grushti që i çmendi të gjithë

Lajmi që prej ditësh po dominon median dhe diskutimin shoqëror është goditja me grusht e opozitarit Sali Berisha nga një person me probleme të shëndetit mendor....

11:23

Edi Rama ligji dhe Maliqi

Mënyra se si u shemb rezorti Prestizh tregoi edhe një herë se Shqipëria qeveriset nga Maliqi dhe jo nga ligji. Shpejtësia me të cilën u bllokua dhu hodh në erë ...

13:01

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43