Flash

Nëna e Lear Kurtit mes lotësh: Dua të më qetësohet shpirti, djali iku nga duart e policisë

Lapsi.al 17 January 2023
Nëna e Lear Kurtit mes lotësh: Dua të më qetësohet

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj ka folur pas raportit të Avokatit të Popullit, i cili u publikua ditën e sotme. Djali i saj, Leari ndërroi jetë në ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet. Nëna e të ndjerit tha se djali i saj nuk kishte problem shëndetësore. Për News 24, zonja Mustafaj tha se djali i saj ka ikur nga duart e policisë.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali im ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjesht nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.

Policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur vdekjen e të riut Lear Kurti. Kështu thuhet në raportin e Avokatit të Popullit për ngjarjen e rëndë.

Kurti ndërroi jetë më 19 tetor të vitit të kaluar, kur po shoqërohej nga policia për në komisariatin nr.3.

Në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq, bën me dije gazetarja Klodiana Lala. Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas.

Vdekja e Lear Kurtit shkaktoi shumë debate dhe akuza ndaj Policisë së Shtetit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë, por familjarët e tij kanë akuzuar policinë duke thënë se i riu është dhunuar.

Të këshilluara

NATO dislokon avionë survejimi në Rumani

NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre avionët e parë të NATO-s mbërritën në bazën ajrore pranë kryeqytetit rumun të martën. Ata pritet të ndërma...

21:11

Vetëvritet me armë 33-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Një 33- vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në...

14:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI