Flash

Moti i keq në vend, IGJEUM jep alarmin për përmbytje

Lapsi.al 17 January 2023
Moti i keq në vend, IGJEUM jep alarmin për përmbytje

Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë alarmin për përmbytje. Në njoftimin e bërë publik, bëhet me dije se kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Kjo varet nga gjendja e kanalizimeve. Gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet të ulët. Megjithatë në mbrëmje do të intensifikohen.

Njoftimi:

Bazuar në informacionin e marrë nga IGJEO dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, duke filluar prej orëve të pasdites të datës 17 janar 2023 pritet të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri të vendit. Reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin, duke nisur nga pasditja e së martës. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Këto fenomene pritet të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët. Ndaj, bazuar në këto parashikimi, Agjencia e Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon nga autoritetet vendore rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile që kanë në administrim: hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. Agjencia e Mbrojtjes Civile do të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me prefektura dhe bashkitë, sipas përcaktimit të shkallës së rrezikut, të cilat duhet të informojnë në kohë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile për çdo situatë të krijuar.

Të këshilluara

Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Në fillim të jan...

08:42

Parashikimi i motit: Reshje shiu e rrebeshe

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijojë të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësir...

07:17

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI