Flash

Letra që u la mbi varrin e Falcone pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra

Lapsi.al 17 January 2023
Letra që u la mbi varrin e Falcone pas arrestimit të bosit të

Pas arrestimit të bosit të Cosa Nostra, Matteo Messina Denaro dikush la një letër mbi varrin e Giovanni Falcone, në kishën e San Domenico-s në Palermo. Aty ishte shkruar me shkronja të mëdha dhe me stilolaps të kuq: “Ia arritëm, Giova... Pas 30 vitesh!!!". Në shënimi për Falcone që u vra nga mafia në 1992, nuk ka asnjë firmë.

Vetëm një datë, 16 janar 2023. Saktësisht dita e arrestimit të Messina Denaro, që ndodhi 30 vjet pas masakrave në Capaci dhe që ndryshuan vendin. Më pas ishin të shumta letrat dhe dedikimet që lanë njerëz të tjerë pranë kishës ku është varrosur prokurori i njohur. Imazhi u publikua në rrjetet sociale nga Fondacioni Falcone këtë të martë. Mbi varr ishte vendosur edhe një kurorë me dafina. "Një ditë e jashtëzakonshme” – ishte komenti i Fondacionit.

LEXO EDHE: Nga Spanja në Shqipëri/ Si ra në pranga bosi i “Cosa Nostra”

“Mënyra më e mirë për të kujtuar Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në përvjetorin e 30-të. U jemi mirënjohës shtetit dhe institucioneve që në këtë ditë gëzimi jemi në anën e duhur. Nga njëra anë arrestimi i bosit të fundit të masakrës Matteo Messina Denaro, kriminelit dhe të arratisurit më të keq të Italisë, në tjetrën besimi dhe shpresa që fitojnë. Ishte një i ri maturant që la në varr kurorën e dafinës në shenjë angazhimi” – thuhet në mesazh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

27 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 27 raste të reja me COVID nga 561 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është regjistruar asnjë humbje jete. ...

18:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI