Flash

Kontrabandë ilaçesh, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 17 January 2023
Kontrabandë ilaçesh, arrestohet 35-vjeçari në

Një 35-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet për kontrabandë të medikamenteve mjekësore. Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i riu është shtetasi me inicialet A.M, banues në kryeqytet dhe akuzohet për për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Medicines 2”.

Shiste online medikamente mjekësore të kontrabanduara që i mbante në banesë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medicines 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e shtetasit A. M., në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat 35-vjeçari i reklamonte dhe i tregtonte nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Serbia vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar ta mohojë Masakrën e Reçakut. Daçiç në konferencë për media ka thënë se nuk ka informata se Prokuroria e ...

18:58

Zjarr i madh në Vlorë

Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët në Vlorë, Policia thotë se rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish- stacionit të mallrave, ...

19:55

Meta: Basha është ende në xhepin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Demokratike. Sipas Metës, i pari është kryeministri Rama që nuk po lejo...

21:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI