Flash

Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për të groposur mbetjet

Lapsi.al 17 January 2023
Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Shqiptarët paguajnë 29 euro

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja. Në një bashkëbisedim me gazetarët Kryemadhi ka publikuar një material ku sipas saj vërtetohen shkeljet e aferës së inceneratorit të Tiranës. Kryemadhi tha se në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Nëpërmjet provave të reja, Kryemadhi tha se shqiptarët paguajnë 29 euro për ton për groposjen e mbetjeve.

Ajo shtoi më tej se organet e drejtësisë me në krye SPAK-un, duhet të veprojnë për të ndaluar pagesat që qeveria jep ndaj inceneratorit të Tiranës.

“Kryeministri deklararoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia. Nga pamjet që ne kemi siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra. Për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj të dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforeshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces qoftë nga ato që zotohet kryeminstri në komision qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë. Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton", tha Kryemadhi.

 

Të këshilluara

Kosova në fushatë për të mbrojtur njohjet

Diplomatët kosovarë kanë intensifikuar takimet me homologët e tyre që vijnë nga shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Në fillim të jan...

08:42

Parashikimi i motit: Reshje shiu e rrebeshe

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijojë të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësir...

07:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI