Flash

Eksperti i IT kallëzon AKSHI-n në SPAK: Rrezikuan të gjitha të dhënat tona

Lapsi.al 17 January 2023
Eksperti i IT kallëzon AKSHI-n në SPAK: Rrezikuan të gjitha

Gent Progni, Eksperti i Teknologjisë së Informacionit, ka kallëzuar Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit në SPAK.

Padia është bërë në lidhje me hakerimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë.

Sipas Prognit, është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve. Ai tha se kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.

“Sot erdha për të bërë një kallëzim për AKSHI, për sulmin kibernetik, ku me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të gjitha të dhënat tona të jenë të rrezikuara. Kallëzimin e kam bërë si individ, por i mbështetur edhe nga forumi që ende nuk ka marrë një formë ligjore, Rizgjim Kombëtar, ku deri tani jemi 800 programues IT që kemi parë të drejtë ta bëjmë këtë kallëzim.

Ne kemi kapur vetëm një pikë, ky nuk do të jetë kallëzimi i parë. Pika që kemi kapur ne që është dhe publike dhe s’ka nevojë për ekspertizë, është mosrespektimi i kushteve dhe standardeve, ndarja e serverëve nga një layer virtual në një layer virtual, dhe kjo është e vërtetuar nga videoja e hakerave e publikuar në Telegram, ku tregohet qartë që këto servera nuk kanë qenë të segreguara.

Kjo tregon se kanë ndihmuar në hakërrimin e të dhënave, pra kalimi nga një server në të gjitha serverat që hostohen nga AKSHI. Me dashje apo pa dashje nuk jemi në pozitën ta themi sepse kemi një terr shumë të madh informacioni, por kjo vërtetohet nga videoja e hakerave iranian.

Ne kemi hedhur dyshimin që ky segregim nuk është bërë me qëllim që në kohën e patronazhistëve, sepse lejon mbledhjen e të dhënave nga shumë serverëve në mënyrë lokale. Këtë segregim nuk mund ta bëjnë iranianë në mënyrë virtuale, sepse duhet prekje fizike e serverëve që të mos bëhet ky segregim”, u tha Progni.

Të këshilluara

Bordi i qeverisë rrit çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës me 9 lekë duke e çuar në 208 lekë për litër. Ndërsa benzina do të shitet me 189 lekë për litër, nga 1...

17:39

Serbia vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar ta mohojë Masakrën e Reçakut. Daçiç në konferencë për media ka thënë se nuk ka informata se Prokuroria e ...

18:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI