Flash

Afera e djegësave/ Kryemadhi nxjerr zbuluar Ramën, si po vidhen 15 euro për ton

Lapsi.al 17 January 2023
Afera e djegësave/ Kryemadhi nxjerr zbuluar Ramën, si po vidhen 15

Partia e Lirisë ka dëshmuar sot me fakte manipulimin që iu është bërë qytetarëve shqiptarë nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kohë më parë Rama deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja e mbeturinave në burim, riciklimi dhe më pas djegia, por nga pamjet që ka siguruar Partisë e Lirisë, shihet qartë se aty bëhet vetëm kapsulimi.

Në 180 ditë filmime, nga korriku 2022 deri në janar të 2023, provohet se në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces djegieje i mbeturinave, por vetëm groposje e tyre, si në çdo landifill të zakonshëm.

 “Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë. Edi Rama dhe Erion Veliaj në dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

Nga pamjet e filmuara me dron, nga gjurmimi i një qeseje fosforeshente të vendosur në një kazan plehrash nga vetë Kryemadhi, kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces, qoftë nga ato që zotohet kryeministri në komision, qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë. Aty kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve. Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton!

Procesi është i njëjtë me atë të landfillit të Bushatit në Shkodër, ku paguhen vetëm 1600 lekë pa TVSH. Nisur nga kjo e dhënë, shqiptarëve iu vidhen nga taksat e tyre 15 euro për ton, thjesht e vetëm për groposjen e mbeturinave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI