Flash

U zhduk një ditë më parë, 32-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Lapsi.al 16 January 2023
U zhduk një ditë më parë, 32-vjeçari gjendet i mbytur

Është gjetur në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum, trupi i mbytur i 32- vjeçarit Jurgen Merkaj. Trupi është gjetur rreth orës 15:00, ndërsa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici për zhdukjen e tij një ditë më parë. Trupi i pajetë i viktimës është nxjerrë nga uji dhe është dërguar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme. Nga kqyrja e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Lulzim Basha shfaqet në Presidencë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Presidencë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të titullit "Kalorësi i Urdhërit të Fla...

18:14

Lëkundje e fortë tërmeti në Tiranë

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndier rreth orës 22.37 të së dielës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake epiqendra e tij ka qenë rreth 26 kilometra nga krye...

22:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI