Flash

Shehi: Berisha dhe Basha mundohen kot të fshehin ndarjen

Lapsi.al 16 January 2023
Shehi: Berisha dhe Basha mundohen kot të fshehin ndarjen

Duke folur pas një seance të zhurmshme plenare, deputeti Dashamir Shehi thotë se opozita duhet të forcojë rezistencën politike dhe jo të ashpërsojë fjalorin. Teksa PD vijon me problemet e brendshme, Shehi thotë se fokusi do duhet të jenë zgjedhjet vendore.

“Ky dualizëm mes Berishës dhe Bashës ka qenë prej 4-5 vitesh. Kulmoi në shtator të një viti më parë. I është bërë një dëm i madh opozitës dhe PD. Është një ndarje, e fshehin kot. Lufta ka qenë pak e ulët, pothuajse personale pa profil politik. Por para kemi një detyrë të madhe, zgjedhjet lokale.

Detyra jonë si opozitarë është të japim një formulë bashkimi aty ku është e mundur të bashkohemi. Bashkohemi për atë që është kryetari i Bashkisë. Nëse biem dakord që në Shkodër do jetë kandidat ai doktori, që unë jam dakord, të jemi të gjithë dakord. Pastaj çdo parti mund të hyjë për këshilltarët e vet. Nuk ka nevojë për sherr. E njëjta gjë për Durrësin.

Mund të ketë më të mirë të se këta që janë caktuar. Ka hapësirë dhe mundësi, ka kohë të mjaftueshme për një zgjidhje të logjikshme. Për marri nuk ka kohë asnjëherë. Nëse duan të bëhen me 2-3 kandidatë nuk ka kohë, nuk ja vlen.

Për kompromis, kush është më i miri për Shkodrën, Lushnjen etj, ka kohë sa të duash vetëm po nuk e deshën. Nëse zgjedhjet duan ti përdorin se kush është grupi më i madh, mund ti shpërdorojnë edhe këto zgjedhje si ato të 6 marsit. Nga 6 bashki, 5 ja dorëzuan Edi Ramës” – tha Shehi në një intervistë në Ora News.

Duke folur krisjen brenda grupit parlamentar ai vlerëson se nëse nuk puqen mirë është të ndahen.

“Të përjashtuar apo jo nuk ka rëndësi. Zhurma është e pavlefshme, përfiton pala tjetër. Nëse nuk puqen më është më mirë të bëhen dy grupe. Ne garën e kemi me Edi Ramën. Nëse tre grupe sa bëhemi atje janë bashkarisht kundër Edi Ramës, korrupsionit, nuk shoh dramë në këtë mes” –tha Shehi.

Lidhur me dorëheqjen e deputetit, Fation Veizaj, Shehi nuk analizon emrin por fenomenin.

“Kjo tregon se PD ka zgjedhur brenda vetes vet njerëz që mund të jenë burrat më të mirë, por nuk kanë vokacionin kryesor politikën, mund të kenë intersa të tjera. Dikush është akademik, njerëz të medias, biznesit. Shumicën e rasteve mandati lidhet me idenë e pushtetit” – thotë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Serbia vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar ta mohojë Masakrën e Reçakut. Daçiç në konferencë për media ka thënë se nuk ka informata se Prokuroria e ...

18:58

Zjarr i madh në Vlorë

Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët në Vlorë, Policia thotë se rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish- stacionit të mallrave, ...

19:55

Meta: Basha është ende në xhepin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Demokratike. Sipas Metës, i pari është kryeministri Rama që nuk po lejo...

21:34

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI