Flash

Përkeqësohet moti në Shqipëri, pezullohet lundrimi për varkat e vogla

Lapsi.al 16 January 2023
Përkeqësohet moti në Shqipëri, pezullohet lundrimi për

Moti do të përkeqësohet ditët në vazhdim në bregdetin shqiptar. Për këtë arsye, lundrimi për varkat e vogla dhe mjetet e peshimit do të jetë i pezullar. Kjo masë do të jetë në fuqi deri me datë 19 janar 2023.

Kjo masë vjen për të parandaluar çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike.

Njoftim për përkeqësim të motit ??!

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike në datën për 16-17-18 Janar 2023 moti do të përkeqësohet duke filluar në orën 01:00 të datës 16 Janar 2023 përgjatë gjithë bregdetit Shqiptar. Era do të jetë me drejtimin Jug-JugPerëndim. Ajo do të ketë forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra.

Përmisimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për lundrimin e sigurtë për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 19 Janar 2023 ora 16:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port ? dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI