Flash

Meta: Basha është ende në xhepin e Ramës

Lapsi.al 16 January 2023
Meta: Basha është ende në xhepin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Demokratike. Sipas Metës, i pari është kryeministri Rama që nuk po lejon zgjidhjen e çështjes në gjykatë dhe i dyti, Lulzim Basha.

“Opozita ka nga një kandidat në çdo bashki. Se çfarë nxjerr Rilindja nuk është puna jonë. Problemi është Lulzim Basha i cili vazhdon të jetë në xhepin e Edi Ramës. Kërkon të uzurpojë vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Gjykata është shprehur për PD dhe Edi Rama nuk ka lejuar regjistrimin në gjykatë. Kjo ndërhyrje do të kthehet në boomerang” – tha Meta në emisionin “Quo Vadis” në Vizion+.

“Mendoj se në një vend ku skandalet mbivendosen njëri mbi tjetrin, pa asnjë diskutim që situata nuk mund të jetë normale, përfshirë dhe Parlamentin dhe për më tepër në një Parlament të kontrolluar totalisht nga kryeministri aktual. Në mënyrat më mafioze përpiqet të bllokojë dhe kontrollin e opozitës në Parlament, e cila duhet të garantojë dhe llogaridhënien e qeverisë.

Po kjo është një situatë që ka kohë që ndeshemi. Për 4 muaj do të kemi një ballafaqim. Një mundësi e shkëlqyer për të rikthyer pluralizmin politik në pushtetin vendor. Kemi një kontroll të plotë nga mazhoranca aktuale, përfshirë dhe në këshillat vendor. Opozita shkon në zgjedhje me vetëdijen që përballë saj nuk është Partia Socialiste por shteti i kapur i Rilindjes. Kjo na ndërgjegjëson për vështirësitë po nuk na dekurajon për ndryshimin që do të sjellë vota e 14 majit” – shtoi Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Tiranë

Shqipëria nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 4.3 ballë. Lëkundjet janë ndierë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. ...

19:32

KESH hap portat e shkarkimit të Fierzës

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metra. Kjo ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prej mesditë...

19:12

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI