Flash

Kremlini paralajmëron Perëndimin: Tanket e dërguara në Ukrainë do të digjen!

Lapsi.al 16 January 2023
Kremlini paralajmëron Perëndimin: Tanket e dërguara në

Kremlini ka reaguar ashpër pasi Britania deklaroi se do të dërgojë sërish armë të avancuara në Ukrainë.

Moska ka paralajmëruar Perëndimin se furnizimi i një raundi të ri armësh më të avancuara në Ukrainë nuk do të ndryshonte rrjedhën e luftës.

“Tanket që Britania planifikon të dërgojë në Ukrainë ‘do të digjen’. Ata po përdorin Ukrainën si mjet për të arritur qëllimet e tyre kundër Rusisë, por këto tanke do të digjen dhe po ashtu edhe të tjerët”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Më herët Britania deklaroi se do të dërgojë 14 nga tanket kryesore të betejës Challenger 2 si edhe mjete të tjerë ushtarake në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme.

Por pavarësisht kësaj Peskov ka thënë se furnizimet nga vende si Britania apo Polonia nuk do të ndryshonin luftën në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI