Flash

Dëborë dhe përmbytje, sinoptikani grek paralajmëron Shqipërinë

Lapsi.al 16 January 2023
Dëborë dhe përmbytje, sinoptikani grek paralajmëron

Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou që ndjek me vëmendje dhe interes të madh edhe zhvillimet e fenomeneve të motit në Ballkan e sidomos në Shqipëri, njofton se prej ditës së martë e deri të shtunën që vjen ka rrezik për përmbytje të mëdha në zonën e Shkodrës për shkak të reshjeve të dendura e të vazhdueshme të shiut.

Vala e motit të keq që vjen nga Europa qëndrore do të sjellë ,sipas tij ,fenomene thuajse të tejskajshme, në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi dhe më pas në zonat në veri të vendit. Madje midis Shkodrës dhe Kukësit parashikohen reshje të shumta bore .

“Priten në pjesën perëndimore të gadishullit ballkanik ,në Mal të Zi ,por kryesisht në pjesën veriore të Shqipërisë të kemi veçanërisht reshje të dëndura shiu, të cilat do të vazhdojnë gjithë javën deri të shtunën dhe nuk përjashtohet të shkaktojnë probleme të mëdha nëse do të dalin të vërteta parashikimet sinoptike. Gjithashtu në zonat malore në veri të Shqipërisë do të ketë reshje bore që do të zbresin nga lartësia prej 1700m deri në zonat me lartësi 1000m nga e enjtja dhe flasim për reshje bore shumë të dendura.”- tha Sakis Arnautoglou sinoptikan i ERT

Sipas Arnaoutoglou në shumë vende trashësia e borës mund të kalojë edhe mbi 1m. Vala e motit të keq do të prekë prej së mërkurës edhe zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë pranë Janinës ku parashikohet të ketë edhe aty reshje të dendura shiu që mund të shkaktojnë përmbytje./TCH

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Tiranë

Shqipëria nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 4.3 ballë. Lëkundjet janë ndierë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. ...

19:32

KESH hap portat e shkarkimit të Fierzës

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metra. Kjo ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prej mesditë...

19:12

Lulzim Basha shfaqet në Presidencë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar sot në Presidencë, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të titullit "Kalorësi i Urdhërit të Fla...

18:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI