Flash

Cilët janë 4 bosët e mafias italiane ende në arrati

Lapsi.al 16 January 2023
Cilët janë 4 bosët e mafias italiane ende në arrati

Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista për bosët e kërkuar “tejet të rrezikshëm” që i përkasin “programit special të kërkimit” të Interforce zvogëlohet në vetëm 4. Tashmë bosët e kërkuar janë Attilio Cubeddu (Cosa Nostra), Giovanni Motisi (Anonima Sequestri), Renato Cinquegranella (Camorra) dhe Pasquale Bonavota ('Ndrangheta).

Attilio Cubeddu, i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) është në kërkim që nga viti 1997 për shkak të moskthimit, në përfundim të një lejeje, në burgun e Badu e Carros. Ai ishte arrestuar i akuzuar për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda. Më 18 mars 1998 ai u shpall kërkim ndërkombëtar për qëllim ekstradimi.

Giovanni Motisi, i lindur më 1 janar 1959 në Palermo. Në kërkim që nga viti 1998 për vrasje. Në vitin 2001 iu shtua edhe akuza e pjesëmarrjes në një organizatë të tipit mafioz. Në vitin 2002 u akuzua për kryerjen e masakrave dhe të tjera krime. Duhet të vuajë një dënim të përjetshëm. Më 10 dhjetor 1999 u shpall në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Renato Cinquegranella, i lindur më 15 maj 1949 në Napoli. Në kërkim që nga viti 2002 i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje etj. Më 7 dhjetor 2018, u shpall në kërkim ndërkombëtar për arrest me qëllim ekstradimi.

Në fund Pasquale Bonavota, i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia. Kërkohet që nga viti 2018 për pjesëmarrje në “organizatë të tipit mafioz” dhe “vrasje të rëndë në bashkëpunim”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta: Basha është ende në xhepin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Demokratike. Sipas Metës, i pari është kryeministri Rama që nuk po lejo...

21:34

Tjetër tërmet në Tiranë

Shqipëria nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti me një intensitet prej 4.3 ballë. Lëkundjet janë ndierë në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. ...

19:32

KESH hap portat e shkarkimit të Fierzës

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metra. Kjo ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), prej mesditë...

19:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI