Flash

U vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, sot 24 vite nga Masakra e Reçakut

Lapsi.al 15 January 2023
U vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, sot 24

Kosova përkujton sot 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ëilliam Ëalker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Në orët e hershme të mëngjesit të 15 janarit Reçaku u zgjua i rrethuar.

Sipas dëshmitarëve, aty rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë bombarduan fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë u futën në fshat dhe nisën bastisjet.

Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore për t’u mobilizuar për Kosovën.

Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosën të vërtetën rreth planit gjenocidal të Sllobodan Millosheviç.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Reçaku në atë periudhë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë.

Shefi i misionit të OSBE-së, William Walker shkoi në vendin e krimit dhe e cvilësoi atë: Krim kundër njerëzimit.

Pas Masakrës së Reçakut, rifilluan luftimet 48 orësh mes UÇK-së dhe forcave serbe për marrjen e kufomave.

Serbia donte t’i zhdukte gjurmët e krimit, por kjo tentativë e tyre dështoi.

Për herë të parë, skenat rrëqethëse dhe masakrat barbare që bënë forcat serbe në popullatën civile shqiptare, kishin tmerruar edhe misionarë dhe diplomatë të botës.

Të këshilluara

Tronditet Himara, i riu i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë. Policia bën me dije se në fshatin Kuç, një 32-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, është v...

20:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI