Një lëkundje e fortë tërmeti është ndier rreth orës 22.37 të së dielës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake epiqendra e tij ka qenë rreth 26 kilometra nga kryeqyteti me epiqendër në Burrel.
Magnituda ishte 5.2 e shkallës Rihter. Lëkundja ishte e fortë pasi goditja kishte një thellësi mjaft të cekët me vetëm 1 km.
Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër pak më të lehtë. Për momentin nuk raportohen dëme materiale. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi. /LAPSI.al
