Flash

Kryebashkiaku i Ramës në Dropull, feston me flamurin e "Vorio Epirit" (FOTO)

Lapsi.al 15 January 2023
Kryebashkiaku i Ramës në Dropull, feston me flamurin e "Vorio

Kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, nuk e ka aspak problem jo vetëm të marrë pjesë në festat shoqatave të të ashtuquajturit “Vorio Epir”, por publikon edhe foto me flamurin e gjoja autonomisë së pretenduar të këtij rajoni në vitin 1914. Janë kryesisht organizata ekstremiste greke të cilat qëndrojnë shpesh në trazira të ndryshme që janë krijuar në zonën e minoritetit grek në vendin tonë dhe vazhdimisht ushqejnë një gjuhën e urrejtjes dhe pretendimeve territoriale.

Toli i ka publikuar fotot e një feste në Athinë në faqen e tij në Instagram e Facebook. Siç shkruan ai, në takimin festiv ishte edhe nënkryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikitas Kaklamanis. Nëse për Athinën zyrtare nuk është dicka e re që mbështet shoqatat e të ashtuquajturit “Vorio Epir”, për kryetarin e një bashkie në Republikën e Shqipërisë, kjo është një shkelje e rëndë. Ky nuk është vetëm rasti i parë që Dhimitraq Toli bëhet protagonist i shfaqjeve nacionaliste.

Kujtoni përdhosjen që ai i bëri flamurit tonë kombëtar gjatë vizitës së kryeministrit grek, Mitsotakis në Dropull. Krahas një flamuri gjigand grek që Toli kishte vendosur në fasadën e një ndërtesa, për sy e faqe kishin shpalosur edhe një flamur të vogël shqiptar. Fotografia bëri xhiron e rrjetit dhe ishte kartolina më e keqe e asaj vizite ku Mitsotakis shoqërohej nga Edi Rama. Përgjegjësia ishte direkt e Bashkisë Dropull për organizimin. 

Kryetari i Dropullit, Dhimitraq Toli, është zgjedhur pa garë në vitin 2019 si përfaqësues i Partisë Socialiste. Edi Rama e ka përdorur atë shpesh si shembull për t’i treguar Athinës zyrtare integrimin dhe përfaqësimin e mirë të minoritetit grek në Shqipëri, ndërkohë që vetë Toli keqpërdor funksionin zyrtar për orekset e tij nacionaliste që i përkasin fantazmave të së shkuarës. Shihni fotot më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan

Përfshihet nga flakët një banesë e katit të parë në lagjen ‘Banesat’ në Elbasan. Zjarrfikësit janë duke shuar flakët ku ende nuk dihet shkaku nëse është ndon...

13:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI