Flash

I dënuar në Gjirokastër për kanabis, Interpoli ekstradon nga Spanja 49-vjeçarin

Lapsi.al 15 January 2023
I dënuar në Gjirokastër për kanabis, Interpoli ekstradon nga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike.

Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 49 vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI