Flash

I dënuar me 8 muaj burg për korrupsion në zgjedhje, arrestohet 47-vjeçari në Pukë

Lapsi.al 15 January 2023
I dënuar me 8 muaj burg për korrupsion në zgjedhje, arrestohet

Vasil Shabani ka rënë në prangat e policisë në Pukë për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

47 vjeçari ishte dënuar nga gjykata me 8 muaj burgim për korrupsion gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, aktualisht Partia e Lirisë.

“Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë që Vasil Shabani u arrestua nga policia në Prill të vitit 2021 pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën 528.000 lekë (të rinj), për të cilat nuk justifikonte burimin, si dhe një fletë e ngjashme me formatin e fletës së votimit. Nën hetim u vu drejtuesi i LSI në Pukë Demir Syla.

Policia gjeti në ambientet e biznesit të tij një tjetër fletë të ngjashme me atë të votimit dhe një fletë të bardhë format ku ishin shkruar me lista emërore të dhënat personale të 27 personave, përfshirë këtu emër, atësi, mbiemër dhe numrat e ID.

Sipas policisë, ata hartonin lista me emrat e qytetarëve duke u premtuar para në këmbim të votës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI