Flash

E hënë, 16 janar/ Nesër është dita më dëshpëruese e vitit

Lapsi.al 15 January 2023
E hënë, 16 janar/ Nesër është dita më

Me festimet e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri pas nesh, ditët e ftohta dhe të shkurtra të janarit duken mjaft të mërzitshme. Por kjo e hënë, 16 janari, është cilësuar nga ekspertët si “dita më dëshpëruese e vitit” apo e “E hëna blu”. Por nga vjen ky term dhe çfarë mund të bëni për të dalë nga ky dëshpërim.

Termi “E hëna blu” u krijua nga psikologu Cliff Arnall, i cili përpunoi një formulë për të treguar se si e hëna e tretë e janarit është mjaft e keqe në jetën sentimentale. Ai mori parasysh disa faktorë duke përfshirë dështimet për festat e Vitit të Ri, motin e keq, harxhimin e parave për festa dhe dhurata, borxhet, por edhe nivelin e rënë të motivimit në një vit të ri pune që sapo ka nisur.

Çfarë mund të bëhet për t'u ndjerë më mirë?

Dr. Arnall, dikur mësues në Universitetin e Cardiff tha në vitin 2019 se njerëzit duhet të përqafojnë mundësinë për të hapur një fletë të re. “Pavarësisht nëse është fillimi i një karriere të re, takimi me miq të rinj, fillimi i një hobi të ri apo rezervimi i një aventure të re, janari është një kohë e shkëlqyer për të marrë vendime të mëdha”, - shtoi ai.

Për të luftuar ndjenjën e dobësisë në janar, ekspertët e shëndetit rekomandojnë një përzierje ushtrimesh fizike, frutash dhe perimesh si dhe vitaminës D për të ndihmuar në ngritjen e humorit. Heqja dorë ose reduktimi i alkoolit rekomandohet gjithashtu për rritjen e niveleve të energjisë dhe përmirësimin e gjumit.

Çfarë thotë shkenca për “të hënën blu”

1 në 15 britanikë bie në depresion në dimër dhe vuan nga Çrregullimi Afektiv Sezonal. Besohet se problemi lidhet me mënyrën se si trupi reagon ndaj dritës. Kjo teoria sugjeron se mungesa e dritës së diellit mund të ndalojë funksionimin e duhur të një pjese të trurit të quajtur hipotalamus.

Kjo mund të ndikojë në prodhimin e hormonit melatonin, i cili ju bën të ndiheni të përgjumur. Kjo ndikon tek oreksi, disponimi dhe gjumi. Nivelet e ulëta të serotoninës janë gjithashtu të lidhura edhe me ndjenjat e depresionit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI