Flash

Detaje nga aksidenti në Fier, asnjë gjurmë për të riun, dyshohet se makina ka rënë në lumë

Lapsi.al 15 January 2023
Detaje nga aksidenti në Fier, asnjë gjurmë për të riun,

Burime policore pohojnë se makina, targa e të cilës është gjetur te Ura e Mbrostarit ku janë thyer parmakët e saj, nuk i ka ndaluar një postblloku policie tek Ura e Sheqit. Menjëherë komandanti i patrullës ka kryer njoftimin në sallën operative.

Në makinë kanë qënë më shumë se një person ndoshta dhe tre. Makina është marrë me qira nga Mateo Lika i cili ka tre ditë që ka ardhur nga Gjermania. Deri tani GPS i makinës është i fikur gjithashtu edhe numri i celularit të të riut që e ka marrë me qira.

Grupi i parë i polumbarëve ka mbërritur në vendngjarje për të bërë kërkimet në lumin Seman, ku dyshohet se mund të ketë rënë makina me pasagjerët.

Fier/ Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur "Ura e Mbrostarit", janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI