Flash

Dalin detaje/ Epiqendra dhe madhësia e tërmetit që shkundi vendin

Lapsi.al 15 January 2023
Dalin detaje/ Epiqendra dhe madhësia e tërmetit që shkundi vendin

Shqipëria goditet nga një lëkundje e fortë tërmeti. Lëkundja u ndie rreth orës 22.37 të së dielës. Sipas të dhënave paraprake ishte rreth 26 kilometra nga kryeqyteti dhe epiqendra 12 kilometra nga Burreli. Magnituda ishte 4.7 e shkallës Rihter. Lëkundja ishte e fortë pasi goditja kishte një thellësi mjaft të cekët.

“Sot në datën 15/01/2023, ora 21:37:21 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. Nuk kemi njoftime për dëme” – thuhet në një njoftim të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.

"Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit" - raporton ministria e Mbrojtjes.

Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër pak më të lehtë. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi. /LAPSI.al

Të këshilluara

Lëkundje e fortë tërmeti në Tiranë

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndier rreth orës 22.37 të së dielës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake epiqendra e tij ka qenë rreth 26 kilometra nga krye...

22:39

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI