Flash

U largua para orarit, arrestohet për shpërdorim detyre punonjësi i sigurisë

Lapsi.al 14 January 2023
U largua para orarit, arrestohet për shpërdorim detyre punonjësi

Një punonjës i sigurisë së një subjekti privat në Elbasan është arrestuar, për shpërdorim detyre. Sipas policisë 48-vjeçari me iniciale A. B., dyshohet se nuk konstatoi vjedhjen e 10 telekamerave në këtë subjekt dhe u largua pa përfunduar orarin e shërbimit.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë natës, në kohën që ky shtetas ishte në turnin e tij të punës si punonjës sigurie, në një firmë, janë vjedhur 10 telekamera të vendosura për sigurimin e objektit. Gjithashtu, sipas kallëzimit të punonjësit të turnit të radhës që ka konstatuar vjedhjen e telekamerave, 48-vjeçari është larguar nga vendi i punës para orarit të përfundimit të shërbimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI