Flash

Louis Vuitton nxjerr bllof Ramën: Çanta me flamurin shqiptar nuk u krijua nga ne

Lapsi.al 14 January 2023
Louis Vuitton nxjerr bllof Ramën: Çanta me flamurin shqiptar nuk u

Në fillim të janarit 2023, kryeministri Rama bëri një postim që preku ndjenjat patriotike të të gjithë shqiptarëve, kur shpërndau foton e çantës me flamurin shqiptar, duke e servirur si prodhimin më të ri nga shtëpia prestigjoze e modës Louis Vuitton. Por përgjigjja që Faktoje mori pas një komunikimi me Louis Vuitton përgënjeshtron pretendimin e kryeministrit, i cili njihet tashmë për propagandimin përmes dizinformimit.

Në 7 janar 2023, kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një çantë me motive të flamurit kombëtar shqiptar, me përshkrimin “Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton”.

[caption id="" align="alignnone" width="688"]Postimi në Facebook i kryeministrit Rama Postimi në Facebook i kryeministrit Rama[/caption]

Ky postim i kryeminisrit, në ditët e para të janarit, u bë virale dhe u ripostua jo vetëm nga portalet, por edhe nga shumë ndjekës.

Për të verifikuar këtë pretendim, “Faktoje” iu drejtua me anë të postës elektronike shtëpisë së modës Louis Vuitton më 10 janar.

Në përgjigjen zyrtare, më 13 janar, një përfaqësuese e Louis Vuitton i shkruajti Faktojes duke saktësuar se “krijimi është nga një palë e pavarur dhe nuk është pjesë e katalogut” të tyre.

[caption id="" align="alignnone" width="725"]Përgjigjia e Louis Vuitton Përgjigjia e Louis Vuitton[/caption]

“Ju lutem jini të informuar se produktet tona shiten ekskluzivisht në dyqanet Louis Vuitton, që janë në pronësi dhe me staf të Louis Vuitton, si dhe përmes faqes zyrtare online të Louis Vuitton. Blerja me anë të këtij rrjeti shpërndarës ekskluziv është mënyra e vetme që klientët të sigurohen se produkti i tyre është autentik. Ne nuk mund të komentojmë mbi apo garantojmë autenticitetin e produkteve të blera tjetërkund,” shpjegon më tej përgjigjia e shtëpisë së modës.

Një kërkim pak më i thelluar mbi këtë dizajn, zbulon se ai ekziston prej së paku 4 vitesh.

Në fakt, ajo ishte pjesë e një koleksioni të limituar të vitit 2018 nga marka JAY AHR e stilistit Jonathan Riss, që përfshin thuajse 130 flamuj nga shtete të ndryshme të botës. Çantat e këtij koleksioni janë çanta vintazh Louis Vuitton, të ripërdorura nga Jay Ahr.

Kështu, çanta e dizenjuar me flamurin shqiptarnë fjalë nuk është e re, ajo ka ekzistuar që në vitin 2018. Për më tepër, ajo nuk është hedhur në treg dhe nuk mban autorësinë e shtëpisë së modës Louis Vuitton, por është një ripunim i firmës JAY AHR mbi një çantë klasike LV.

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama bëhet përçues i keqinformimit.

Në 16 shtator 2022 Faktoje përgënjeshtroi pretendimin se Zvicra do të dënonte qytetarët e saj me burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, siç deklaroi Rama në 8 shtator, dhe Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në 14 shtator. Një ditë pas botimit të këtij artikulli, Rama kërkoi ndjesë që kishte “rënë viktimë e një informacioni jo të plotë dhe të saktë”.

Në 14 tetor 2021 Faktoje publikoi një artikull mbi deklaratën e kryeministrit Rama se Britania kishte bërë një plan për kufizimin e energjisë. Por një përgjigje nga qeveria britanike për Faktojen e rrëzonte këtë pretendim.

Në 29 shtator 2021 një tjetër artikull i Faktoje, ku përfshiheshin edhe përgjigjet nga qeveria gjermane rrëzoi një tjetër pretendim të kryeministrit në lidhje me agjencinë e mediave si një model i suksesshëm gjerman.

Në 21 mars të 2020 Faktoje verifikoi një video të shpërndarë nga kryeministri Rama duke iu referuar si ndërhyrje e policisë spanjolle për të shpërndarë njerëzit gjatë pandemisë. Videoja i përkiste zhvillimeve në Alegjeri dhe nuk kishte asnjë lidhje me pandeminë./Faktoje.al

Të këshilluara

Tronditet Himara, i riu i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë. Policia bën me dije se në fshatin Kuç, një 32-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, është v...

20:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI