Flash

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 37 vjeçari nga Fushë Kruja

Lapsi.al 14 January 2023
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 37 vjeçari nga Fushë

Një 37 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi ka tentuar të transportonte 11 emigrantë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Bëhet fjalë për shtetasin F.M, i cili ishte shpallur në kërkim nga shteti shqiptar si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ky shtetas u gjurmua dhe u kap nga policia në një fugon së bashku me një shtetas tjetër duke transportuar emigrantë të cilët vinin nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftim policie

Në vijim të operacionit “Road Guard 17”, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si organizator i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave, të cilët janë të implikuar në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, falë punës intensive dhe profesionale, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. M., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 20.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë operacionit policor “Road Guard 17”, i zhvilluar në datën 01.05.2022, u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, të cilët u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, duke transportuar me automjetin tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. M. ka qenë organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI