Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Suedia: Protesta kundër Erdoganit, akt sabotimi ndaj anëtarësimit në NATO

Lapsi.al 13 January 2023
Suedia: Protesta kundër Erdoganit, akt sabotimi ndaj anëtarësimit

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dënuar protestën e organizuar nga kurdët në qendër të Stokholmit, ku një manekin, që i ngjasonte presidentit turk, u var nga një shtyllë.

Ai e quajti këtë veprim si akt të sabotimit kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO.

Protesta e organizuar të mërkurën para ndërtesës së komunës së qytetit, nxiti reagime të ashpra nga Turqia, shtet anëtar i NATO-s që veçse po bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë deri kur Stokholmi të plotësojë kërkesat e paraqitura nga Ankaraja.

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, anuloi vizitën e homologut të tij suedez, Andreas Norlen, që ishte paraparë të zhvillohej të hënën. Ligjvënësit turq duhet të rafitikojnë aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, në mënyrë që ky shtet nordik të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.

Turqia i ka vendosur kushte Stokholmit, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ankaraja ka kërkuar që Stokholmi të shtypë militantët kurdë dhe grupet e tjera që Turqia i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Ministria e Jashtme e Turqisë thirri në bisedë ambasadorin suedez të enjten lidhur me protestën në Stokholm.

Kristersson tha se varja e manekinit që i ngjasonte presidentit të Turqisë,Recep Tayyip Erdogan, ishte një veprim “shumë serioz” që “tallej me ekzekutimin e një lideri të huaj, të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

“Ky është sabotim kundër aplikimit të Suedisë në NATO. Një veprim i tillë është i rrezikshëm për sigurinë suedeze”.

Në mediat sociale janë postuar fotografi të një manekini që i ngjasonte Erdoganit. Manekini ishte varur kokëposhtë.

Grupi që e quan veten Komiteti i Solidaritetit suedez për Rojava, tha se qëndron pas protestës.

Rojava është emër kurd për Sirinë veriore dhe lindore.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe grupet kurde, “po vendosin mina në rrugën e Suedisë drejt NATO-s”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikonin për anëtarësim në NATO. Të 30 anëtarët e aleancës duhet të pajtohen, në mënyrë që këto dy shtete të bëhen pjesë e NATO-s.

Turqia ka kërkuar nga Finlanda dhe Suedia që të veprojnë më shumë kundër grupeve që ajo i konsideron terroriste dhe të ekstradojë në Turqi personat që i kërkon për krime të lidhura me terrorizmin. REL

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI