Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Shakira një dis për Pique: Le një Ferrari për një Twingo

Lapsi.al 13 January 2023
Shakira një dis për Pique: Le një Ferrari për një

Ikona e popit, Shakira, ka goditur përmes këngës së fundit ish-partnerin Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re.

ÇFARË NDODHI? Në verën e vitit 2022, Shakira dhe Pique përmes një deklarate publike bënë me dije ndarjen e tyre. Çifti ishte së bashku për 11 vjet, por u ndanë pasi futbollisti, sipas pretendimeve të "El Periodico", e tradhtoi kolumbianen. Gjithashtu është raportuar se ish-qendërmbrojtësi i Spanjës ka gjetur një partnere të re Clara Chia Marti, e cila punon për kompaninë e prodhimit televiziv Kosmos. Dhe Shakira tani është kthyer në qendër të mediave pasi duket se ka ironizuar Pique dhe partneren e tij të re në këngën e saj të fundit.

ÇFARË ËSHTË THËNË: Teksti i këngës duket se ka referenca të shumta për Pique, ku përmenden "le një Ferrari për një Twingo" dhe "Një Rolex për një Casio". Pra, konteksti është se Pique la Shakirën(Ferrari) për Claran(Twingo) Një tjetër rresht thotë: "Një ujk si unë nuk është për djem si ti", duke iu referuar hitit të saj të vitit 2009 "She Wolf".

PANORAMA MË E MADHE: Pas ndarjes së saj nga Pique, Shakira ka lënë të nënkuptohet që ish-futbollisti nuk bëri përpjekje të mjaftueshme në lidhjen e tyre afatgjatë . "Si një futbollist, ai donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja", tha Shakira për Elle. "Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra atë. E vendosa karrierën time në planë të dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një sakrificë për dashurinë."

TJETËR? Videoja muzikore tashmë ka mbledhur më shumë se 14 milionë shikime që nga publikimi i saj. Shakira gjithashtu dukej se i referohej ndarjes së saj nga Pique në një postim në Instagram të bërë në 1 janari, ku flet për shërimin dhe vazhdimin para duke lënë çdo gjë në të shkuarën.

Të këshilluara

Shakira akuzohet për plagjiaturë

Shakira po përballet me një akuzë për plagjiaturë për këngën dedikuar Gerard Pique dhe partneres së tij, Clara Chia Marti. Ankesa ka ardhur përmes rrjeteve soci...

15:00

Dr Dre shet katalogun e tij muzikor

Dr Dre  është afër një marrëveshjeje për të shitur katalogun e tij muzikor për më shumë se 200 milionë dollarë. Dre thuhet se po përgatitet për t'ia dorëzuar...

13:21

Ndahet nga jeta vajza e Elvis Presley

Lisa Marie Presley ka ndërruar jetë  në moshën 54-vjeçare. Lajmi u bë  i ditur nga nëna e saj, Priscilla Presley. “Me zemër të rëndë duhet të ndaj lajmin shk...

13:11

Kanye West martohet me stilisten e tij

Kanye West është  martuar  me stilisten e Yeezy, Bianca Censori në një ceremoni sekrete. Reperi u pa me një unazë martese , megjithëse është e paqartë nëse d...

12:50

Ashley Tisdale zbulon se vuan nga alopecia

Aktorja Ashley Tisdale ka zbuluar së fundmi se vuan nga alopecia, një çrregullim autoimun që shkakton rënien e flokëve. “Alopecia dhe humbja e flokëve janë m...

17:28

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI