Flash

Qeveria ka investuar në rrugë 830 mln euro, por dendësia e rrjetit rrugor ka rënë

Lapsi.al 13 January 2023
Qeveria ka investuar në rrugë 830 mln euro, por dendësia e

Ministria e Transportit raportoi se gjatë katër viteve 2016-2020 ka investuar në infrastrukturën rrugore rreth 830 milionë euro, por të dhënat e reja të INSTAT, të cilat u publikuan në një raport për transportin, tregojnë se densiteti i rrjetit rrugor për kilometër katror në vend ka rënë.

Me gjithë investimet në rritje në infrastrukturën rrugore, Shqipëria renditet si vendi me dendësinë më të ulët të rrjetit rrugor në Rajon.

Sipas INSTAT në vitin 2021 dendësia e rrugëve ishte 12,5 kilometër për 100 kilometër katror. Në vitin 2021 ky tregues ishte 12.8 kilometër për 100 kilometër katror dhe në vitin 2019 ishte 12,9 kilometër katror. Siç tregojnë të dhënat me gjithë përqendrimin e lartë të investimeve në rrugë dendësia e rrjetit rrugor në vitin 2021 ka rënë.

Gjithashtu INSTAT raportoi si vetëm një masë e vogël e rrugëve të inventarizuara ishin të shfrytëzueshme në vitin 2021. Rrjeti rrugor i Shqipërisë, përfshirë rrugët interurbane kryesore, rrugët interurbane dytësore dhe ato urbane përbëhet prej rreth 18.600 km. Nga to rreth 1500 kilometër janë akse kombëtare. Sipas INSTAT vetëm gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim në vitin 2021 ishte vetëm 3606 km. Kjo e renditur sipas kategorive të ndryshme, si autostradë, rrugë interurbane apo urbane dhe rrugë lokale.

Sipas klasifikimit të INSTAT bazuar në kodin rrugor Shqipëria në vitin 2021 kishte vetëm 24.7 kilometër autostradë. Ajo kishte 260 kilometër rrugë interurbane kryesore e 2675 kilometër rrugë interurbane dytësore. Ndërkohë vendi ynë po ashtu kishte 9.6 kilometër rrugë urbane kryesore, 48.5 kilometër rrugë urbane dytësore dhe 597 kilometër rrugë lokale.

Shqipëria renditet si vendi me dendësinë më të ulët të rrjetit të transportit rrugor në Europë. Kjo vihet re edhe më të dhënat e Eurostat. Bashkimi Europian numëron rreth 900 metër rrugë për kilometër katror.

Këto 10 vitet e fundit, Shqipëria ka bërë investime shumë të rëndësishme për ndërtimin segmenteve kryesore të Rrjetit Rrugor Kombëtar Shqiptar. Plani Kombëtar i Transportit parashikon përfundimin e ndërtimit të rrjetit kombëtar të rrugëve, duke përfshirë arterie strategjike si Autostrada Veri-Jug

Sipas një inspektimi të rrjetit kombëtar rrugor që u mbikëqyr nga Banka Botërore në vitin 2019 mbi 558 kilometra ose 41 për qind e rrugëve kombëtare në vend janë në gjendje shumë të keqe./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat në orët e ...

07:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI