Flash

Meta optimist: Opozita do fitojë Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

Lapsi.al 13 January 2023
Meta optimist: Opozita do fitojë Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë 3 bashkitë më të rëndësishme në vend. Bëhet fjalë për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin sipas do të fitohen nga kandidatët që ka opozita. Meta tha se 15 maji do të jetë një ditë shumë herë më e mirë për Shqipërinë.

“Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin e fiton opozita. Belind Këlliçi në Tiranë, është figurë e re, doli nga një proces transparent. Igli Cara në Durrës, Luçiano Boçi në Elbasan. Këta do të votohen. Luçiano Boçi figurë e re është, ka qenë ndonjëherë kryetar bashkie? Intelektual. Igli Cara, ka qenë ndonjëherë kryetar i bashkisë së Durrësit? Figurë e re është.

Janë kandidatë të padiskutueshëm, superiorë në të gjitha aspektet. Kandidojnë për herë të parë në këtë detyrë. 15 maji do të jetë një ditë shumë herë më e mirë për Shqipërinë se 14 maji dhe do të çelë një stinë shumë të zjarrtë ndryshimesh por edhe rikthimin të entuziazmit dhe besimit të njerëzve te demokracia, llogaridhënia dhe tek forcat politike që nuk janë të gjitha njësoj”, - ka thënë Meta në një intervistë për Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tronditet Himara, i riu i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Himarë. Policia bën me dije se në fshatin Kuç, një 32-vjeçar, me probleme të shëndetit mendor, është v...

20:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI