Flash

Keni plane për fundjavën? Shihni si do të jetë më parë moti

Lapsi.al 13 January 2023
Keni plane për fundjavën? Shihni si do të jetë më

Moti i fundjavës nuk do të jetë në favorin tuaj për të shijuar gjithçka që keni planifikuar. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira hera-herës deri të dendura.

Përgjatë vijës bregdetare reshje shiut të herëpashershme me intensitet të ulët, në orë e pasdites reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën jugore të vendit me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Dita e diel do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme të cilat do të sjellin mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Era pritet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Të këshilluara

Gabimi i thjeshtë që bëjnë 16% prej nesh

Kur kirurgu britanik i trurit Henry Marsh u ul pranë shtratit të pacientit të tij pas operacionit, lajmi i keq që ai do të jepte buronte nga gabimi i tij. Burri...

14:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI